Lajme

Rusia përjashtohet nga Eurovision 2022


Unioni Evropian i Transmetuesve – i cili organizon konkursin – në një deklaratë ka bërë me dije se Rusia është përjashtuar nga gara muzikore “Eurovision 2022”.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar”, theksohej në deklaratë.

Deri më tani 2 mijë e 800 ushtarë rusë mund të kenë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë, vetëm 36 orët e para të luftimeve në agresionin rus ndaj Kievit. Ndërsa ajo ukrainase ka humbur 200-250 ushtarë.

Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë si përgjigje për të ndaluar sulmet në Ukrainë.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore