Mos dënimi i invazionit rus nga Serbia, Cramon: Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar
“Janë çastet e fundit që Qeveria dhe Presidenca e Serbisë të dënojë publikisht invazionin rus në Ukrainë”.
Kështu ka nisur shkrimin e saj në Twitter, Eurodeputeja në Parlamentin Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka potencuar se “koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar”, kështu duke u referuar qasjes së politikës së jashtme të Serbisë, e cila gjithmonë ka qenë e orientuar të ketë marrëdhënie të mira edhe me Rusinë edhe me vendet perëndimore.
“Mos-rreshtimi i Serbisë krah Evropës në çështjen e Ukrainës do ta izolojë atë”, ka shtuar ajo.
It is high time for @SerbianGov and @predsednikrs to publicly condemn the #Russian #invasion in #Ukraine 🇺🇦.
Time of sitting on two chairs is over.
Non-alignment with the whole of #Europe 🇪🇺 on this will put #Serbia in self-isolation. https://t.co/wojB7ymG3L
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) February 25, 2022
Serbia dhe Bjellorusia, janë dy shtetet e vetme në Evropë që nuk e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë, e cila për të dytën ditë me radhë po sulmohet nga shteti rus.
Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, është deklaruar rreth konfliktit në Ukrainë, duke mos e dënuar agresionin rus.
“Serbia nuk duhet t’u bashkohet dënimeve dhe sanksioneve kundër Rusisë, sepse vendet që Serbisë i kërkojnë këtë nuk na kanë ndihmuar në vitin 1999, kur e bombarduan Serbinë”, ka thënë ai në RTS.
Ai tha se Serbia “nuk duhet t’i bashkangjitet sanksioneve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com