Lajme

Situata në Ukrainë: Nga vendosja e forcave ruse, deri te hyrja e trupave në rajonet separatiste


Trupat ruse janë grumbulluar në kufijtë e Ukrainës për muaj të tërë, por gjërat u përshkallëzuan të hënën, kur presidenti rus, Vladimir Putin, njohu pavarësinë e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut.  Madje sfidoi të drejtën historike të Ukrainës për të ekzistencën e saj.

Nga ana tjetër, Fuqitë e Mëdha Perëndimore dhe aleatët e tyre u përgjigjën me një paketë të re masash kundër Moskës. Duke synuar të prekin individë dhe banka ruse të lidhura me regjimin e Putin-it dhe pezulluar tubacionin e ri të gazit mes Rusisë dhe Gjermanisë.

Vladimir Putin.

Por shumë deklaruan se nuk shkuan aq larg sa duhet. Ka pasur kritika të veçanta se Britania e Madhe nuk po bën mjaftueshëm për menaxhimin e parave ruse në qytetin e Londrës. Por qeveria thotë se është gati të godasë Rusinë me masa më të ashpra.

Edhe pse Putin ka urdhëruar trupat të hyjnë në dy rajonet separatiste të Ukrainës, për të “ruajtur paqen”, ende nuk ka asnjë provë të qartë se forcat ruse kanë mbërritur në destinacion.

Këtë mëngjes Putin këmbënguli se është i hapur për “dialog të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm”. Por ekspertët thonë se veprimet e tij në ditët e fundit tregojnë se kriza vetëm do të vazhdojë të thellohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore