Lajme

“Shakaxhiu” i Kremlin-it që parashikoi datën e hyrjes së Rusisë në Ukrainë


Një politikan ultranacionalist rus parashikoi datën 22 shkurt si fillimin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Gjatë një fjalimi drejtuar Dumës, Vladimir Zhirinovsky, lideri populist i një prej partive kryesore politike të Rusisë, bëri një parashikim pothuaj profetik.

“Në orën 4 të mëngjesit të 22 shkurtit do të përjetoni politikën tonë të re. Do të doja që viti 2022 të ishte paqësor. Por e dua të vërtetën”, ishin fjalët e Zhirinovsky-t.

Zhirinovksy, i cili kryeson Partinë Liberal Demokratike të themeluar nga KGB-ja, shtoi se kjo nuk do të jetë paqësore.

“Do të jetë një vit kur Rusia, edhe një herë, do të bëhet e madhe”, konfirmoi politikani rus.

Me fjalimet e tij, 75-vjeçari perceptohet si një “shakatar i Kremlin-it”.

Ai aktualisht ndodhet në spital i infektuar me COVID-19.

22 shkurti është njëkohësisht përvjetori i datës në të cilën protestat popullore në Ukrainë përzunë presidentin pro-rus, Viktor Janukoviç.

Dy ditë para operacionit, profili në Twitter i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse ndryshoi logon e saj duke shkruar: “22. 02. 22”.

Putin urdhëroi trupat ruse të nisen drejt dy rajoneve rebele të Ukrainës.

Karvanet e tankeve ruse u panë duke hyrë në rajonin e shkëputur të Donjetsk-ut në Ukrainën Lindore pak para orës 01:00 të mëngjesit të së martës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore