Bayern Munich si duket ka gjetur futbollistin për të përfaqësuar sulmin e tyre në të ardhmen.
33 vjeçari, Robert Lewandowski është në përfundim të karrierës së tij, madje ai është edhe i lidhur me një transferim të mundshëm në Real Madrid.
Pra, në rast se bavarezët mbesin pa Lewa-n, ata tani janë duke kërkuar për një sulmues të profilit të lartë, i cili është futbollisti i Ajax-it, Sebastian Haller.
Haller është një sulmues i cili premton shumë gola. Ai gjatë këtij sezoni ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Ajax-it.
27 vjeçari gjithashtu i prinë listës së golashënuesve më të mirë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, i cili në fazën e grupeve ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar dy asistime, duke lënë prapa Lewandowski-n me një gol më pak.
Kujtojmë që Haller kishte shkëlqyer fillimisht me fanellën e Eintraht Frankfurt-it në Gjermani.
Pas paraqitjeve të mira, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u ble për shumën e 50 milionë eurove nga klubi i West Ham United.
Mirëpo te West Ham, Haller nuk u përshtat, i cili më pas u transferua te Ajax-i gjatë verës së kaluar për shumën e 22.5 milionë eurove.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi