Lajme

Meksikë – pesë gazetarë të vrarë brenda një muaji


Gjashtë javët e para të vitit 2022, në Meksikë, kanë rezultuar fatale për pesë gazetarë.

Të enjten e 10 shkurtit, në shtetin jugor të Oaxaca-s, u qëllua për vdekje në zyrën e tij, drejtori i faqes meksikane të lajmeve në internet “Noticias Web”, Heber Lopez.

Sipas përfaqësuesit të Meksikës për Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Jan-Albert Hootsen, vrasja e Lopez-it i bën gjashtë javët e para të 2022-it “më vdekjeprurësit për shtypin meksikan në më shumë se një dekadë”.

“Pesë gazetarë u vranë, dy i mbijetuan një sulmi, disa të tjerë raportuan kërcënime me vdekje”, shkroi ai në Twitter.

Prokurori i Përgjithshëm për Oaxaca tha se dy persona u arrestuan në lidhje me vrasjen e Lopez-it, ndërsa hetimi vazhdon.

Dëshmitarët thanë se një automjet me dy burra u ndal para zyrës së Lopez-it të enjten në mbrëmje.

Drejtori i faqes së lajmeve në internet RCP, Canseco Gutierrez, njëkohësisht edhe i afërt me viktimën, thotë se një burrë mësyu në zyrë dhe e qëlloi në vend për vdekje Lopez-in.

Po ashtu, Gutierrez shpjegoi se Lopez mbulonte lajmet e krimit dhe policisë.

Sipas tij, Lopez nuk kishte shprehur kurrë shqetësim për kërcënime.

Police officers guard the perimeter of a scene where Heber Lopez, an independent journalist who ran NoticiasWeb, was shot dead at his recording studio

Vrasjet e gazetarëve

Meksika renditet si një nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve të gazetarëve në botë.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut nga viti 2000 deri në vitin 2021, rreth 145 gazetarë janë vrarë në vend.

Në fillim të janarit të vitit 2022, drejtori i faqes së lajmeve Inforegio në Veracruz, Jose Luis Gamboa Arenas, u godit me thikë për vdekje.

Disa javë më pas, fotografi i pavarur Margarito Martinez u vra nga persona të armatosur në qytetin kufitar të Tijuana-s.

Pothuajse një javë më vonë, gazetari Lourdes Maldonado Lopez u qëllua për vdekje në të njëjtin qytet.

Another journalist killed in Mexico, the fifth this year- The New Indian Express

Autoritetet thanë se tre burra janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e saj.

Më 31 janar, videografi Robert Toledo u qëllua për vdekje, teksa po përgatitej për një intervistë në shtetin Michoacan.

Të paktën tre nga të vrarët këtë vit ishin regjistruar ose ishin në kontakt me një program federal prej 23 milionë dollarësh në vit për të mbrojtur gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave.

Të martën e 8 shkurtit, senatorët e Shteteve të Bashkuara Tim Kaine dhe Marco Rubio, i kërkuan Meksikës të bëjë më shumë për të mbrojtur gazetarët.

Ata kritikuan presidentin meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, për sulmin ndaj kritikëve të tij në media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore