Disa kompani dhe grupe teknologjike kanë filluar të zhvillojnë aplikacione ose sisteme individuale për të ngarkuar detaje të testeve dhe vaksinimeve të COVID-19. Këto kredenciale digjitale mund të shfaqen më pas për të hyrë në koncerte, kinema apo për të shkuar në shtete të tjera.
CommonPass ka hedhur hapat e parë në krijim e aplikacioneve që do të na mundësojnë të regjistrojmë të dhënat tona në raport me vaksinimin. Firma të mëdha tekonologjike janë duke punuar gjithashtu. Kompania IBM ka zhvilluar një aplikacion të quajtur Digital Health Pass.
Aplikacioni i CommonPass i lejon përdoruesve, të ngarkojnë të dhënat mjekësore. Ata mund të ngarkojnë lehtësisht rezultatin e testit të COVID-19, ose një provë vaksinimi nga një spital çfarëdo, ose nga një profesionist mjekësor duke krijuar një certifikatë shëndetësore dhe të kalojnë në formën e një kodi QR këto të dhëna.
Ky kod mund t`i tregohet autoriteteve pa zbuluar asnjë informacion delikat. Për të udhëtuar, aplikacioni rendit kërkesat e pasaportës shëndetësore në pikat e nisjeve ose gjatë udhëtimit tuaj.
“Ju mund të testoheni sa herë që kaloni një pikë kufitare. Ju nuk mund të vaksinoheni sa herë që kaloni kufirin”, ka thënë Thomas Crampton-i, drejtori i marketingut dhe i komunikimit për projektin CommonS, për CNN Business transmeton Albanian Post.
Ky aplikacion i lejon kompanive dhe vendeve të ndryshme të personalizojnë treguesit. Kompanitë dhe vendet mund të rregullojnë treguesit, duke përfshirë testet e koronavirusit, kontrollet e temperaturës dhe të dhënat e vaksinimit. Kredencialet që përkojnë me këta tregues do të ruhen më pas në një portofol celular.
Në fillim të pandemisë, Apple dhe Google lanë mënjanë rivalitetin e tyre për smartfonët për të zhvilluar së bashku një sistem të bazuar te Bluetooth, i cili njoftonte përdoruesit nëse kishin qenë të ekspozuar ndaj dikujt me Covid-19. Shumë vende dhe qeveri të ndryshme përdorën aplikacionin e tyre.
Sapo të ndërtohet një pasaportë vaksine, kompanitë do të duhet të sigurohen për trajtimin e informacionit konfidencial mjekësor.
IBM pohon se këto sisteme apo aplikacione do t`i lejojnë përdoruesve, të kontrollojnë dhe të japin pëlqimin, për përdorimin e të dhënave të tyre shëndetësore. Përdoruesit do të të zgjedhin detajet që duan të tregojnë tek autoritetet.
“Gjithsesi mbetet ende e paqartë nëse vaksina do të ndalojë përhapjen e virusit, Derisa të sqarohet kjo çështje, nuk mund ta dimë nëse ‘pasaportat’ do të jenë efektive”, ka deklaruar Dr. Julie Parsonnet, mjeke infeksioniste e sëmundjeve infektive, në Universitetin e Stanfordit, për CNN Business, transmeton Albanian Post. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
OKB: Fondi global i AI nevojitet për të ndihmuar vendet në zhvillim të përfitojnë nga teknologjia
-
X thotë se rishfaqja në Brazil pas ndalimit është “e paqëllimshme”
-
Industria e makinave bën thirrje për ndryshim në objektivat e BE-së për emetimet
-
Cili është qëllimi i të blerit telefonin inteligjent më të fundit?