Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka potencuar se reforma e administratës publike është primare për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, në atë mënyrë të ndërtimit të një mjedisi më të mirë e të bërit biznes dhe lehtësimin e barrës administrative për qytetarët.
“Qëllimi i këtij takimi është që nevojave të komunitet të biznesit dhe qytetarëve, ne si Qeveri t’i përgjigjemi në mënyrën më të mirë”, ka thënë Bislimi.
Bislimi në takimin ku është bërë prezantimi i qasjes së Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese, ka folur edhe për strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe për strategjinë e re të reformës së administratës për të vendosur qartësi dhe llogaridhënie.
Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra theksoi se reforma e administratës publike është më se e domosdoshme, dhe shtoi se dikasteri në fjalë ka filluar të ndërmarrin një sërë reformash në këtë fushë në aspektin legjislativ.
Ai tha se një prej këtyre reformash në aspektin ligjor është ligji për procedurat e përgjithshme për lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve. Derisa shtoi se përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe shërbimeve do të bëhet përmes digjitalizimit.
Pas këtyre dy fjalimeve nga zëvendëskryeministri Bislimi dhe zëvendësministri Dobra, tryeza ku po marrin pjesë edhe komuniteti i biznesit është mbajtur e mbyllur për media
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi