Kosova

Qeveria e Kosovës vendos sanksione ndaj regjimit të presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenkos


Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian, ndaj 183 individëve dhe 26 entiteve bjelloruse të ndërlidhura me regjimin e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Ekzekutivi në mbledhjen e të mërkurës miratoi edhe marrëveshjen financiare për IPA 2021 me BE-në në vlerë rreth 60 milionë euro.

Po ashtu, është miratuar edhe marrëveshja me BE-në për IPA 2022 në vlerë 70 milionë euro dhe marrëveshja e partneritetit për kornizën financiare në mes Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjen e zbatimit të ndihmës financiare të unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit IPA III.

Qeveria, miratoi edhe vendimin për lidhjen e marrëveshjes me shtetin e Kandasë dhe Turqisë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se me këto marrëveshje qytetarët që kanë leje qëndrim në shtetet përkatëse nuk kanë nevojë të hynë në provime plotësuese apo teste.

Qeveria e Kosovës.

Sveçla ka paralajmëruar se së shpejti pritet të finalizohet edhe marrëveshja mes Kosovës e Gjermanisë për patentë shoferë.

“Pas një angazhimi të gjatë pres që të përmbyllet me sukses këtë javë me njohje reciprokeve të patetëntë shfoerëve me Republikën Federale të Gjermanisë”, tha Sveçla.

Ndërkohë, udhëzuan AKP-në që mos të vendos në shitje asete që mund të transferohen në fondin sovran.

Ndërsa, është themeluar edhe Këshilli Organizativ i manifesitimit, “Epopeja e UÇK-së”.

Në këshill organizativ janë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si kryesues, ndërsa anëtarë janë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, komandanti i FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari.

Gjithashtu, drejtori i Agjencisë për menaxhim të komplekseve memoriale në Kosovë, ndërsa janë ftuar Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe organizatat e shoqëritë civile, që të dërgojnë përfaqësues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore