Trajneri nga Kosova, Besnik Hasi, është pranë shkarkimit nga klubi arab, Al-Ahli.
Sipas asaj që raporton gazetari portugez, Cesar Luis Merlo, Hasi pritet të shkarkohen në orët në vijim nga klubi arab, i cili pritet të zëvendësohet me trajnerin e njohur portugez, Jorge Jesus.
“Al-Ahli ka vendosur të shkarkoj trajnerin shqiptar, Besnik Hasin. Prandaj i ka bërë një ofertë prej miliona dollarësh trajnerit portugez Jorge Jesus, i cili ka pranuar ofertën dhe pritet të marrë detyrën në ditët në vijim”, shkruan gazetari Merlo.
🚨El Al-Ahli de 🇸🇦 tiene la decisión de destituir a su DT, el bosnio Besnik Hasi.
*⃣Por eso, le hicieron una millonaria oferta al 🇵🇹 Jorge Jesús, multicampeón con Flamengo, que quedó en responder en los próximos días. pic.twitter.com/prjpDoB8Id— César Luis Merlo (@CLMerlo) February 1, 2022
Kjo bënë të kuptojë se Hasi do të përgatitë valixhet për tu larguar nga klubi i Al-Ahli-t, me të cilët u bashkua në korrik të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe, trajneri nga Gjakova e drejtoi klubin e tij gjatë 19 ndeshjeve, prej të cilave arriti pesë fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje.
Momentalisht Hasi i ka zhgënjyer drejtuesit e klubit arab, të cilët renditen në vendin e nëntë në tabelën e Ligës së Arabisë Saudite, ku brenda 18 ndeshjeve, kanë grumbulluar 20 pikë.
Kujtojmë që gjatë karrierës si trajner, Besniku ka drejtuar ekipe të ndryshme si: Anderlecht, Legia Warsaw, Olympiacos dhe Al-Read.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi