Shqipëria

Shqipëri: Tre tërmete në 16 orët e fundit


Shqipëria është goditur nga një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 rihter.

Ky raportim bëhet tërmeti i tretë që ndihet në harkun e 16 orëve të fundit.

Thellësia është e ngjashme me tërmetet e mëparshëm, pra dy kilometra.

Nga sa bëhet me dije lëkundjet janë ndjerë edhe në Rrëshen, pavarësisht faktit që epiqendra ka qenë sërish në afërsi të Pukës.

Pas tërmetit që goditi veriun e Shqipërisë, më saktësisht Pukën, bashkia e këtij qyteti do të reagonte përmes një statusi në median sociale “Facebook”.

Sipas qeverisjes vendore, lëkundjet e 15 janarit regjistruan vetëm dëme materiale në disa pallate.

Më të dukshme janë dëmtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe dëmtime ka vuajtur edhe spitali i qytetit.

Ndërkaq Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka publikuar të dhënat zyrtare e lëkundjeve të 14 janarit.

Magnituda e tërmetit ka qenë 4.3 ballë richter dhe ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra është lokalizuar 9 kilometra në lindje të Fushë Arrëzit.

Puka, sipas IGJEUM, ka pësuar dhe tre pasgoditje më të lehta se tërmeti fillestar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore