Sport

Bruno Guimaraes, ëndrra e tre klubeve nga Premier League


Mesfushori 24-vjeçar i Lyon-it, Bruno Guimaraes-i, ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Premier League. Braziliani është një nga pikat e forta të skuadrës nga Ligue 1.

I ardhur nga Athletico Paranaense në verën e 2020 për shifrën e 20 milionë eurove, ai është adoptuar shumë shpejt me futbollin evropian.

Siç zbulon “London Evening News”, për Guimaraes-in interesohen Arsenal-i, Everton-i dhe Newcastle. Më herët për shërbimet e tij është interesuar edhe Atletico Madrid-i.

Lojtari ka kontratë deri në verën e 2024 me Lyon-in. Dhe për ta lënë të lirë, francezët kërkojnë 45 milionë euro për kartonin e tij.

Skuadra e Arsenal-it prin garën deri më tani edhe pse akoma nuk e ka bërë ofertën e parë.

Këtë sezon, braziliani është aktivizuar në 22 takime me Lyon-in, në të gjitha kompeticionet, ku ka dhuruar pesë asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore