Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, ka deklaruar se autoritetet shqiptare kanë siguruar afro 7 mijë e 680 MWh energji për datat 31 dhjetor dhe 1 janar, të cilat do të depozitohen në Kosovë – pa asnjë efekt financiar.
Sipas Ballukut, kjo depozitë energjetike do të mund të rikthehet gjatë stinës së verës, kohë kur Shqipëria has vështirësi sezonale për sigurimin e energjisë.
Fillimisht, zyrtarja shqiptare theksoi se specialistë të shumtë u angazhuan për të bërë të mundur këtë operacion.
Nëse merret për bazë shpenzimi mesatar energjetik për një shtëpi rreth 30 KWh, atëherë depozitimi i autoriteteve shqiptare do të jetë i mjaftueshëm për të furnizuar 128 mijë familje gjatë dy ditëve.
Më herët, ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili reagoi mbi situatën e krizës energjetike në Kosovë.
Përmes një postimi në median sociale Twitter, numri një i qeverisë shkroi se ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerësimin e çdo mundësie ndihme për Qeverinë e Kosovës.
Kjo, që familjeve atje të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës “popullore të ndarjes së viteve”.
Këtë të martë Qeveria e Kosovës ka mbajtur edhe një seancë të jashtëzakonshme plenare pikërisht për këtë çështje.
Ndërkohë, kabineti i kryeministrit Albin Kurtit, në mbledhjen e 24 dhjetorit, ndërmori një vendim lidhur me shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh.
Kurti shpesh ka ravijëzuar se Kosova gjendet e përfshirë në një krize energjetike.
Arsyet e krizës në Kosovë, sipas tij, shtrihen në dy rrafshe: të brendshme dhe të jashtme.
Në njërën anë “çmimet e larta të importit janë pasojë e faktorëve të jashtëm, ndërkaq dobësimi i kapaciteteve është pasojë e shkaqeve të brendshme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi