Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar eksponentët qeveritarë, pas futjes së vendit në krizë energjetike.
“Termocentralin nuk e deshët që deri sot ka mundur të përfundohet. Gazin dhe termocentralin me gaz nuk po e doni”, ka shkruar Peci.
“Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë”.
Të enjten e 22 dhjetorit në Kosovë janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike.
Kufizimet do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë.
Këtë e ka bërë të ditur operatori i shpërndarjes së rrymës në vend, KEDS, pasi sipas tyre ky vendim ka ardhur për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend ditëve të fundit.
“Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Situata do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim priten instruksionet e KOSTT-it.
KEDS-i më tej ka apeluar për kursim të rrymës e për përdorim të formave alternative të ngrohjes.
“Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza globale dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij. Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel