Arsenal-i i drejtuar nga Mikel Arteta po kërkon të bëjë pazar te Juventus-i këtë merkato dimërore. Janë tre emra të lakuar, ku dy prej tyre janë më të preferuarit.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, londinezët janë të interesuar për të marrë shërbimet e Dejan Kulusevski-t dhe Arthur Melo-s. Aaron Ramsey është një tjetër emër i preferuar te “topçinjtë”, por mbetet alternativ.
Pavarësisht se në verën e kaluar Arsenal-i shpenzoi 150 milionë paund në merkato, përsëri Arteta kërkon përforcime të reja.
Kulusevski është dëshira e parë e Arteta-s. Ai shpreson që ta ketë nën urdhëra suedezin, duke ofruar te Juventus-i 25 milionë paund plus 4.2 milionë të tjerë në formën e bonuseve.
Megjithatë, sipas mediave italiane, bardhezinjtë nuk dëshirojnë ta largojnë talentin e tyre pa 34 milionë paund.
21-vjeçari është kthyer në një rezervë luksi për Massimiliano Allegri-n, pasi nuk ka arritur të shfaqë gjithë potencialin e tij. Arthur-i gjendet në të njëjten situatë si Kulusevski. Edhe mesfushori nuk po shprehet siç duhet nën urdhërat e Allegri-t.
Për të Juventus-i shpenzoi 63 milionë euro (kartoni i Miralem Pjanic-it + 10 milionë euro). Këtë sezon, ai është aktivizuar në vetëm 101 minuta.
Në janar, Arsenal-i do të mbetet pa Thomas Partey-n dhe Mohamed Elneny-n. Të dy mesfushorët do të largohen për të luajtur në Kupën e Kombeve në Afrikë dhe anglezët do provojnë t’i zëvendësojnë me dy juventinët.
Ramsey është emri tjetër i lidhur me Arsenal-in. Uellsiani ka qenë më herët pjesë e “topçinjëve” para se të largohej me parametra zero në drejtim të Torinos. Madje ai ka qenë shokë skuadre me Arteta-n te Arsenal-i.
Për Allegri-n ai mbetet alternativa e fundit për t’u futur në fushën e lojës nga mesfushorët. Juventus-i po punon për t’i gjetur një sitemim të ri, mesfushorit që merr 7 milionë euro në sezon dhe deri më tani ka luajtur vetëm 98 minuta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi