Me vendim të Komitetit për vaksinim në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë, ka rifilluar vaksinimi edhe në vikend në të gjitha qendrat.
Në sallën “1 tetori” në Prishtinë, doktoresha Adelina Gashi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka bërë të ditur se numër i vogël i qytetarë janë paraqitur gjatë së shtunës, ndërsa ka apeluar për qytetarët që të vaksionohen.
“Unë mendoj se duhet akoma të rritet interesimi për vaksinim”, ka thënë Gashi për EO.
Ndërsa shtoi, “qendra i plotëson të gjitha kushtet dhe i apeloj të gjitha të vaksinohen sepse vaksinimi është dera jonë, është mbrojtja në këtë katrahurë të madhe që ka përfshirë shtetin tonë, shpëtimi janë vaksinat”.
Qytetari, Sokol Osmani deklaroi se e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
“E kam marrë dozën e parë. Mirë po ndihem. I kisha apeluar me marrë të gjithë. Dozën e dytë e kam pas një muaji”.
Ndërsa, Haki Hamiti, thotë se i ka marrë të dy dozat e vaksinën anti-Covid, kurse të shtunën e ka marrë atë kundër gripit sezona.
“I kom marr dy vaksinat. Tash e morra atë gripit. Sidomos pleqve si unë ju kisha sugjeruar mi marr vaksinat, edhe vaksinën e gripit”, u shpreh Hamiti.
Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 3 dhjetor në Kosovë janë administruar 1.621.804 doza të vaksinës.
Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar, 764 mijë e 443 persona.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në Kosovë deri tash është vaksinuar 42.4 për qind e popullsisë.
Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke