Kosova

Haxhiu dhe Sveçla diskutojnë sfidat e qeverisë me Komisionarin për Drejtësi të BE-së


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në takim me Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Dider Reynders.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur takim me Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Dider Reynders.

Komisioneri Reynders është njoftuar për sfidat e Qeverisë së Kosovës në adresimin e problemeve të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor si dhe për nevojën e bashkëpunimit të afërt dhe profesional me partnerët ndërkombëtar.

“Në takim është diskutuar për prioritetet e Qeverisë në fushën e sundimit të ligjit si dhe reformat në drejtësi dhe siguri, me theks të veçantë vetingu në sistemin e drejtësisë dhe në nivelet e larta të policisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe fuqizimin e integritetit dhe profesionalizmit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë.

Të dy ministrat, Haxhiu dhe Sveçla, diskutuan për progresin e arritur në Kosovë.

“Në anën tjetër Komisioneri Reynders shprehu interesim për të diskutuar për reformat dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës”.

Po ashtu, bëhet e ditur se theksoi edhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësisë së pavarur dhe profesionale si dhe nevojën e një shteti funksional i cili do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore