Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se prioritet i ekzekutivit do të jetë edukimi i hershëm i fëmijëve.
“Fëmijët dhe të rinjtë qëndrojnë në qendër të gjithçka që planifikon Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Kurti gjatë takimit ndërministror për të drejtat e fëmijëve.
Ai ka thënë se vazhdojnë të jenë të përkushtuar në zbatimin e zotimeve të plan programit të qeverisë.
“Ne jemi të përkushtuar të zbatojmë zotime nga plan programi qeverisës në përputhje me zotimet globale për arritjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm”.
Në funksion të kësaj edhe zbatimi dhe respektimi i të drejtave demokratike të fëmijëve që janë shpallur në konventat për të drejtat e fëmijës.
Kurti bën të ditur se Qeveria është duke punuar për zhvillimin e akteve normative.
“Qeveria po punon intensivisht në zhvillimin e akteve normative si dhe në marrjen e masave për rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për mbrojtjen e dhunës”, tha ai.
Kreu qeveritar para të pranishmëve u shpreh se përveç arsimimit të fëmijëve, qeveria do të nxitë edhe vetitë speciale të tyre, përmes vatrave kulturore, qendrave sportive dhe klubeve që kanë qëllim zhvillim e hershëm të fëmijëve.
“Prioritet i qeverisjes sonë është edukimi i hershëm, andaj me projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili është miratuar në qeveri javë më parë do të fillojë ndërtimi i 50 çerdheve në tërë vendin që fëmijët të kenë kujdesin”.
“Përveç arsimit dhe profesional duhet të nxiten vetitë speciale, duhet të nxiten vatrat kulturore, qendrat sportive dhe klubet që kanë për qëllim zhvillimin e hershëm të fëmijëve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi