Kosova

Kurti në Paris takohet me Gjukanoviçin dhe Borrellin


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviçin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Francë në kuadër të Forumit të Paqes të Parisit.

Gjatë këtij qëndrimi ai është takuar me liderë të shumtë botërore, po ashtu edhe me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviçin.

Këtë e ka bërë të ditur, Gjukanoviçi i cili ka vendosur edhe një foto me Kurtin dhe bashkëshortet e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviçin.

Po ashtu, kryeministri Kurti është takuar edhe me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Takimi i mirë” ka shkruar Borrell në Twitter.

“Për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe përparimin e nevojshëm urgjent në Dialogun Beograd-Prishtinë”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas disa udhëheqësve të tjerë botërorë.

Forumi i Paqes në Paris do të zgjasë për tre ditë nga 11 deri në 13 nëntor.

Prezent pritet të jetë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka njoftuar zyra për medie nga Pallati Elysee në Paris.

“Në total, 450 pjesëmarrës priten të jenë prezent, duke përfshirë rreth tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish”, thuhej në njoftimit për media të Zyrës së Presidentit të Francës, Emannuel Macron.

Në këtë forum ndër të tjera pritet të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore