Kosova

“Kosova meriton të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë”


Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, përmes rrjetit social Twitter ka shkruar se Kosova meriton të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë, e organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mos ftesën e Kosovës, Eurodeputetja Cramon e ka cilësuar si gabim i presidentit amerikan, Joe Biden.

“Unë pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samitin e Demokracisë, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden, i cili, shpresojmë se ende mund të korrigjohet”, shkroi ajo, duke e rishpërndarë deklaratën e analistit politik kosovar Agon Maliqi, i cili ditë më parë në Twitter kishte shkruar se Kosova meriton të jetë një nga pjesëmarrësit në këtë samit.

Ndryshe kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin Amerikan, Bob Mendez së bashku me shtatë senatorë të tjerë, përmes një letre kanë kërkuar nga Presidenti Biden, informata për kriteret e aplikuara për shtetet të cilat do të marrin pjesë në Samitin e Demokracisë.

Në letrën e senatorëve, është kërkuar edhe lista e vendeve të ftuara dhe shpjegime rreth kritereve.

Kosova është një ndër vendet që nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë, e cila pritet të mbahet në SHBA-të në fillim të dhjetorit, sipas prestigjiozes POLITICO.

“Jo të gjithë partnerët kanë mundur të akomodohen në këtë iniciativë”.

Ishte edhe përgjigjja kundër mos ftesës së Kosovës në Samitin në fjalë nga Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore