Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të mërkurë në Shtëpinë e Bardhë do e mirëpret Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku ndër temat që këta dy do diskutojnë do jetë edhe Ballkani Perëndimor.
Biden dhe von der Leyen, gjatë takimit do prekin edhe temat mbi marrëdhëniet tregtare në mes të SHBA-ve dhe BE-së si dhe çështjen e ngrohjes globale.
Takimi në Uashington vjen menjëherë pasi Biden dhe von der Leyen, u takuan gjatë mbledhjes së G20 të liderëve botërorë në Romë dhe konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow, shkruan Reuters.
Biden, ka kërkuar të forcojë lidhjet me Evropën pasi paraardhësi i tij Donald Trump, refuzoi aleatët historik dhe institucionet gjatë kohës së tij në detyrë.
“Presidenti Biden do të riafirmojë mbështetjen e tij për Bashkimin Evropian si një partner themelor për Shtetet e Bashkuara”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.
Marrëdhëniet transatlantike janë përmirësuar nën patronazhin e Biden, pasi SHBA-të dhe BE kanë zgjidhur dy mosmarrëveshje të mëdha tregtare mbi subvencionet e avionëve dhe prodhimin e çelikut, kështu duke u bashkuar në luftën ekonomike kundër Kinës.
Biden dhe von der Leyen pritet të diskutojnë edhe rritjet e çmimeve të energjisë që ka nxitur shqetësimet për inflacionin, duke thelluar diskutimet e nisura gjatë G20.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë
-
Si mund ta rinovojë BE-ja politikën e saj të jashtme për Ballkanin Perëndimor
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune
-
Vuçiç kërkon mbështetje më të fuqishme nga SHBA-të për mbrojtjen e serbëve në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Konfliktet, rrezik serioz për sigurinë
-
Stërvitja “Corridor VIII Response” thekson rëndësinë strategjike të Shqipërisë në NATO, thotë Vëngu
-
Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt
-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri