Kosova

“Përparim në dialog pas zgjedhjeve në Serbi”


Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, mendon se përparim në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë deri para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi.

Sipas saj, në tryezën e bisedimeve palët duhet të jenë konstruktive sepse bojkotimi i dialogut nuk sjell asgjë.

“Progresi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ketë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pritjet se gjërat do të jenë më të lehta për këtë çështje, lidhet me zgjedhjet në Serbi”, është shprehur Cramon, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Muaj më parë Euro-deputetja, kishte deklaruar se negociatat në Bruksel do të shkonin ndryshe, nëse nuk do ishin afër zgjedhjet në Kosovë e Serbi.

Ajo kishte potencuar se “Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti do të jenë shumë të kujdesshëm në këtë kohë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme”.

”Periudhë më e lehtë për dialogun do të jetë pas zgjedhjeve në raundin e ri të bisedimeve”, kishte thënë gjermanja për televizionin serb N1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore