Kombet e Bashkuara (OKB) të mërkurën e 27 tetorit u kanë bërë thirrje ekonomive më të mëdha në botë të sigurojnë që “angazhimet neto zero të marra nga institucionet financiare” janë të fuqishme dhe të mbështetura nga shkenca.
Është hera e parë që Iniciativa Financiare e Programit Mjedisor të OKB-së (UNEP FI) i ka dhënë drejtpërdrejt udhëzime G20-ës për këtë çështje.
Kjo vjen disa ditë përpara fillimit të bisedimeve në Samitin për klimën në Glasgow të Skocisë.
Në një raport për G20, UNEP FI parashtroi për politikë-bërësit 11 rekomandime, në të cilat ata parashtrojnë se cilat janë mënyrat më të mira, për të ndihmuar në uljen e emetimeve të gazeve serë deri në mesin e shekullit.
Ka shqetësime se disa nga premtimet aktuale nuk janë të forta, pas një raporti nga një panel i klimës së OKB-së i publikuar në gusht, i cili nxori një “kod të kuq për njerëzimin”.
Në rekomandimet e tij kërkohej nga vendet veprim sa më i shpejtë për të kufizuar emetimet.
Në këtë sfond, UNEP FI tha se institucionet financiare duhet të përputhen në shkencë dhe të jenë transparente në atë se cilët prej tyre janë përdorur.
Pasi të vendoset skenari, firmat duhej të fillojnë të harmonizojnë kreditimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Institucionet duhet gjithashtu të vendosin, në mënyrë ideale, objektiva pesëvjeçare dhe të raportojnë çdo vit mbi progresin.
Kjo, me qëllimin e aplikimit të rrugëve të duhura drejt emetimeve zero neto.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Shpërthim masiv në uzinën e lëndëve kimike në Texas, urdhërohen evakuime
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel