Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar të martën e 26 tetorit se kinse është i brengosur për “kërcënimet” e Prishtinës dhe synimin për të marrë trafo-stacionin “Valaç”.
Ai me cinizëm dhe me një gjuhë prej viktime ka thënë se mund të jenë të detyruar të veprojnë njëanshëm ndaj Kosovës.
Ai konsideron se planifikuesit e një veprimi të tillë “janë mashtruar rëndë”, andaj sipas tij Prishtina (planifikuesit) duhet të mendojë mirë për veprimet që mund t’i ndërmerr”.
“Nuk jam i lumtur dhe nuk kemi ku të shkojmë, prandaj mund të bëjmë vetëm lëvizje të detyruara, për fat të keq jo për fajin tonë, ndaj është e rëndësishme që të respektohet marrëveshja e Brukselit në mënyrë që ata të mos jenë në një situatë si sot. Por janë të mashtruar nëse mendojnë se u shkon për shtati”, ka deklaruar Vuçiç në konferencën për shtyp pas takimit me socialistët serbë, me të cilët po planifikon të ketë koalicion për zgjedhjet në Serbi.
“Më shqetësojnë fjalët e tyre, para së gjithash sepse mund të them lirisht se asnjë marrëveshje nuk vlen edhe nëse nuk i nënshtrohet akteve juridike ndërkombëtare që janë të vlefshme edhe sipas sistemit të tyre normativ, sepse marrëveshjet ndërkombëtare janë mbi legjislacionin kombëtar dhe bashkësia ndërkombëtare nuk reagon ose reagon shumë butësisht”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar se “atëherë jemi në telashe”.
Ndërsa sa i përket boksierëve kosovarë të cilët nuk u lejuan të hynë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, Vuçiç është shprehur se ambasadori gjerman në Prishtinë nuk ka reaguar gjithmonë kështu ani pse ai kinse personalisht nuk e sheh “problem” pjesëmarrjen e boksierëve nga Prishtina në kampionatin e Beogradit.
“Ambasadori gjerman nuk reagoi kur ishte e ndaluar për lojtarët nga Ylli i Kuq e deri tek juniorët, klubet e të rinjve sebë, të cilët thjesht donin të luanin futboll”.
As an EU-spokesperson said yesterday "lasting reconciliation between societies begins with intellectual, cultural, sporting and artistic exchanges. Such exchanges are essential to building mutual understanding.” (1/2)
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 26, 2021
Ekipi i boksierëve shqiptarë tentoi të kalojë kufirin për në Serbi, në Merdarë, por pas disa orë pritje dhe kontrollim të detajuar, ata nuk u lejuan të kalojnë kufirin.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar dhe beson se ata morën urdhërin nga qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen e boksierëve kosovarë në Serbi.
Ekipi i boksit të Kosovës ishte nisur për herë të tretë për në Serbi, pas insistimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit, AIBA.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi