Shqipëria

Parashikimi i motit, 15 tetor 2021


Dita e premte e 15 tetorit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Kurse në qarqet e tjera reshjet pritet të jenë të dobëta.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 12 – 19 °C, në vendet e ulëta 12 – 17 °C dhe në vendet malore 4 – 13 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore