Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se deklarata e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për situatën në veri të Kosovës “duhet të shihet në kontekst më të gjerë”, dhe që e njëjta “nuk ka të bëjë me atë aksion specifik të policisë”.
Kështu është deklaruar ai në një konferencë për media kur pyetet se pse Borell flet për “njëanshmëri dhe mos-koordinim” për këtë operacion.
“E dimë se është në një kontekst më të gjerë dhe një prapaskenë më e madhe se asaj që ka ndodhur dje. Reagimi i Borrell nuk mund të reduktohet vetëm me aksionin e policisë që synim kishte luftimin e krimit dhe korrupsionit. Reagimi ishte i lidhur me një çështje më të gjerë që është simptomatike dhe shfaqet nga koha në kohë në këtë pjesë të veçantë të Kosovës”.
Po ashtu, ai theksoi se reagimi i Borellit nuk i referohet vetë operacionit policor kundër kontrabandistëve.
“Situata në atë pjesë të Kosovës është jo stabile dhe gjithçka që bëhet në atë pjesë të territorit duhet të merret parasysh, thamë herën e kaluar se çdo veprim i njëanshëm duhet të evitohet në mënyrë që të mos ketë konfrontime”.
Madje, Stano theksoi se ka një praktikë të koordinimit të dërgimit në veri të Policisë së Kosovës me faktorin ndërkombëtar.
“Çështja është se kur njëra palë vendos të bëjë diçka në një territor specifik si veriu i Kosovës, atëherë, ju supozoni se nuk ka marrëveshje të parandalimit të autoriteteve për të kryer operacione në jug apo veri. Por është praktikë e zakonshme koordinimi me faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in dhe po ashtu informimi i palës tjetër, në mënyrë që të shmangen reagimet e njerëzve, sikur që ngjau dje”, është përgjigjur Stano.
The violent incidents in the north of Kosovo need to stop immediately.
Unilateral and uncoordinated actions that endanger stability are unacceptable.All open issues must be addressed through the EU-facilitated Dialogue. We are in contact with Belgrade and Pristina.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 13, 2021
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Krasniqi: Ballkani Perëndimor ka pritur mjaft, BE t’i japë prioritet integrimit të rajonit
-
Tahiri: Kurti e Osmani të marrin vrap për opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës
-
Haradinaj, pushtetit: Nëse bindni botën se drejtësia s’është e pavarur, si mendoni ekstradimin e Radojiçiç-it
-
Si e shpërfaqi Bislimi dështimin e “lobimit” të Osmanit për Urën e Ibrit
Lajmet kryesore
-
Baba Mondi sqaron idenë e “Shtetit Bektashi”: Krejtësisht shpirtëror, për paqe e tolerancë
-
Kumbaro e quan ‘të suksesshëm’ sezonin veror 2024
-
Sulmet brenda Rusisë me raketa amerikane janë çelësi i planit të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, thotë Zelensky
-
Si e shpërfaqi Bislimi dështimin e “lobimit” të Osmanit për Urën e Ibrit