Pajisje

Aksionet e Apple-it bien teksa frika e prodhimit të iPhone 13 rritet


Të martën e 12 tetorit, aksionet e Apple-it kanë rënë pas raporteve se mund të zvogëlojë objektivat e veta të prodhimit të iPhone 13 për shkak të mungesës së vazhdueshme globale të çipave kompjuterikë.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se kompania amerikane e elektronikës kishte parashikuar të prodhonte 90 milionë iPhone në tremujorin e fundit të vitit 2021.

Tanimë, Apple-it iu desh t’u tregonte partnerëve se totali do të jetë më i ulët deri në 10 milionë njësi.

Kështu, aksionet ranë me 1.2 për qind në tregtimin pas raportimeve mediatike.

Edhe prodhuesit gjysmëpërçues si Broadcom dhe Texas Instruments gjithashtu ranë me një për qind, pasi burimet treguan se ata po luftonin për të ofruar në kohë çipa të mjaftueshëm te Apple-i.

Në shtator, kompania prezantoi katër modele të reja iPhone 13: iPhone 13, iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. Porositë paraprake filluan më 17 shtator dhe filluan transportin në 24 shtator.

Mungesa e përhapur e çipave

“BBC” dallon se miliona produkte në industri të shumta mbështeten në funksionimin e çipave kompjuterikë dhe fabrikat e prodhuesve të gjysmëpërçuesve po punojnë për të përmbushur kërkesën.

Dhe se prodhuesit e telefonave inteligjentë si Apple-i, të cilët janë blerësit më të mëdhenj të çipave në botë, janë duke ndikuar.

Në korrik, shefi ekzekutiv, Tim Cook, paralajmëroi investitorët se mungesa e gjysmëpërçuesve mund të ndikojë në shitjet e iPhone-ve dhe iPad-ëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore