Olivier Rousteing, stilisti i njohur francez, ka zbuluar se vitin e kaluar është plagosur pas një aksidenti në shtëpinë e vet.
Këtë deklaratë e ka shoqëruar edhe me ndarjen e një fotografie të tij ku duket me fasha që ja mbulojnë trupin.
Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se Rousteing, drejtori krijues i shtëpisë së modës Balmain, e ka ndarë lajmin në një postim në platformën Instagram të shtunën e 9 tetorit.
“Pikërisht një vit më parë, oxhaku brenda shtëpisë sime shpërtheu”, ka shkruar ai, duke i dhënë shpjegim fotos së ndarë me ndjekësit e vet në Instagram.
Të nesërmen e asaj dite, stilisti u zgjua në Hôpital Saint Louis të Parisit dhe që atëherë është duke u shëruar nga plagët e marra.
Rousteing ka treguar se pasiguritë e tij dhe “obsesioni i modës me përsosmërinë” e kanë ndaluar atë të zbulonte gjithçka më parë.
“Të jem i sinqertë nuk jam vërtet i sigurt pse më vinte kaq turp”, ka shkruar ai.
Teksa shërohej nga plagët, ai i fshihte ato duke mbajtur bluza me mëngë të gjata dhe stoli gjatë intervistave.
“Tani, një vit më vonë – i shëruar, i lumtur dhe i shëndetshëm”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, ka falënderuar edhe stafin mjekësor që e kishte trajtuar pavarësisht se “merrej me një numër të jashtëzakonshëm të rasteve me COVID në të njëjtën kohë”.
“Ka gjithmonë diell pas stuhisë”, ka përmbyllur stilisti, duke veçuar se sa me fat që ndjehej tani.
Sipas “BBC”, Rousteing e mori postin e tij si drejtor kreativ i Balmain në vitin 2011 në moshën 25-vjeçare. Dhe marka u rrit mes 15 dhe 20 për qind midis viteve 2012 dhe 2015.
Me hapjen e butiqeve në Londër dhe New York, kompania i tejkaloi kufijtë e Parisit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel