Shqipëria

“Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane”


Pak para mbërritjes në tokën shqiptare, Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka deklaruar se mesazhi i vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor është i qartë: “Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane”.

Von der Leyen shkruan në statusin e saj se sot – referuar të martës së 28 shtatorit – fillon vizitën e saj me gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Kjo, përpara Samitit që do të zhvillohet javën e ardhshme.

Teksa përmend çështjet për të cilat do të bisedohet, von der Leyen garanton se përgatitja ka filluar “që tani”.

“Duke kapërcyer COVID, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke u dhënë mundësi të rinjve tanë”, thekson presidentja në Twitter.

Agjenda e Vizitës së Presidentes të Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në Tiranë

 Ora 08:50 – Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Pallati i Brigadave)

Ora 09:00 – Takim me Kryeministrin Edi Rama

Ora 10:00 – Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Ora 10:50 – Ceremonia e inagurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë

Ora 11:15 – Konferenca e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore