Kosova

Serbët në kundërshtim të aksionit policor – bllokojnë rrugën me kamionë


Serbet bllokojne rrugen me kamione

Pas vendosjes së masave të reciprocitetit për tabelat “RKS” për të gjitha veturat të cilat futen në Kosovë nga Serbia, dhjetëra qytetarë serbë janë grumbulluar afër pikës kufitare në Jarinje.

 

Ata kanë bllokuar rrugën me kamionët e tyre në pikën kufitare dhe po presin, ndërkohë Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën.

Djetëra Serb në pikën kufiatare në Jarinje
Kamionë të ardhur në pikën kufitare në Jarinjë, nga Mitrovica e Veriut
Pika kufitare Kosovë-Serbi, Jarinje
Heqja e tabelës serbe dhe vënja e tabelës së perkohshme të Kosovës
Veturë me tabela serbe në pikën kufitare në Jarinjë, të cilës i janë dhënë tabelat e përkoshme të Kosovës.
Tabelë e përkohshme e Kosovës

Ky aksion i Policisë së Kosovës, konkretisht nga Njësisë Speciale Operative, ka filluar të zbatohet në ora tetë e mëngjesit të së hënës.

Ata janë vendosur në këtë pikë kufitare dhe në pikën tjetër, në Bërnjak, disa orë më herët se fillimi i aplikimit të kësaj mase.

Nga kampi i Njësisë Speciale në Mitrovicën Veriore i njohur si Belvedere, dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në këtë ish pikë  kufitare.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.

Ekipi i Albanian Post i cili e ka përcjellur këtë aksion të Policisë së Kosovës që nga fillimi, është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, në këto dy pika kufitare.

Në anën tjetër, shefi i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Petar Petkovic ka reaguar në llogarinë e tij në facebook duke thënë se ky aksion është provokim.

Nga ardhja e Albin Kurtit, aksioni që planifikon ta zbatojë nesër, të cilin e nisi sot duke ngritur infrastrukturë shtesë në Jarinje dhe kalime tjera administrative, është provokimi dhe kërcënimi më i rrezikshëm për popullin serb në Kosovë”. “Serbet nga Kosova nuk do ta lejojnë Kurtin të shkelin të drejtat e tyre në këtë mënyre dhe të kërcënojë dy vlerat më të shenjta – të drejtën e lirisë së fjalës dhe prandaj do të jemi këmbëngulës në qepjen e të drejtave të serbëve në Kosovë”, perfundoi ai.

Njësia Speciale Operative e Kosovës në Jarinje

 

Pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës

Ndërkohë Radio televizioni Serb (RTS), ka raportuar se për këtë aksion të Policisë së Kosovës, për heqjen e targave me shenja nga Veriu i Kosovës dhe konfiskimin e tyre nga Policia, është njoftuar edhe Policia e Serbisë.

Policia e Kosovës gjithashtu deklaroi se automjetet me targa nga Serbia qendrore do të duhet të marrin targat e përkohshme të Kosovës dhe të paguajnë sigurim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore