Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pas arrestimit si rezultat i një aktiviteti të këtij subjekti politik pranë vendit ku po mbante konferencë Ekaterina Trendafilova, kryetare e Gjykatës Speciale, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka vlerësuar se mbrojtja e UÇK’së është detyrë e kohës, derisa ka shtuar se ata që nuk e mbrojnë, marrin pozicion kundër Ushtrisë Çlirimtare.
“Kur nuk e mbron UÇK-në, tashmë je rreshtuar. Ke marrë pozicion, kundër UÇK-së. Prandaj i arreston ata që e mbrojnë. Prandaj i mbron, i ngritë lartë, e u jep pozita atyre që e luftojnë”, ka shkruar Molliqaj.
Tutje, ai ka pasur kritika edhe për pushtetin, duke akuzuar se të njëjtit po “ia japin zemër” fraksioneve brenda policisë që sipas tij, janë kundër UÇK’së.
“Po ky pushtet, me këtë mënyrë të të menduarit, u ka dhënë zemër fraksioneve brenda policisë që janë kundër UÇK-së. U ka dhënë zemër të sillen dhunshëm ndaj kujtdo që është kundër qeverisë. Prandaj dhuna e shfrenuar”.
Molliqaj shtoi se, “dhuna ndaj nesh, nuk është thjeshtë dhunë ndaj nesh. Është dhunë e mos durimit të pushtetit sa herë që i shpaloset pozicioni i tij i gabuar”.
Ai është shprehur se mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës.
“Është detyrë e secilit. Është detyrë që do të kryhet, pavarësisht çfarë dhune nxjerrë pushteti përballë”, ka thënë Molliqaj.
Bullgarja, kishte ardhur në Kosovë për të shpalosur më shumë për Specialen dhe misionin e saj, por derisa ajo fliste dy aktivistë të PSD-së me fishkëllima e bën që të ndalet, ndërsa aktivistë të tjerë jashtë, përfshirë këtu edhe kryetarin Dardan Molliqaj, po protestonin duke përdorur një sprej për të shkarravitur xhamat e veturës me të cilën kishte ardhur Trendafilova.
Kaq ka mjaftuar që policia të ushtrojë dhunë brutale në arrestimin e aktivistëve. Molliqaj është parë i përgjakur, derisa plandosej në trotuarin e rrugës nga policët.
Kur ai rezistonte, policia bëhej më agresive dhe kur të tjerë tentonin ta mbronin Molliqajn, përplaseshin për toke edhe ata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mihali përfundon intervistimin: Jam këtu për të ndihmuar prokurorin për zbardhjen e së vërtetës
-
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme
-
Kurti për Mihalin: “Vlerë e shtuar, bashkëpunëtore e kamotshme”
-
Specialja për Dejona Mihalin: Po intervistohet për disa çështje
Lajmet kryesore
-
Mihali përfundon intervistimin: Jam këtu për të ndihmuar prokurorin për zbardhjen e së vërtetës
-
Jepen konkluzionet për dosjen ‘Babale’: Prokurori kërkon dënimin e Salianjit me 1 vit burg, avokatët pafajësinë
-
Hezbollahu godet veriun e Izraelit me 140 raketa, thotë grupi militant dhe IDF
-
Kurti për Mihalin: “Vlerë e shtuar, bashkëpunëtore e kamotshme”