Shqipëria

Parashikimi i motit, 17 gusht 2021


E marta e 17 gushtit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare. Në qarkun Kukësit, Shkodrës, Dibrës, Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Gjirokastrës priten reshje lokale të dobëta.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pohon se rreziku nga zjarret do të jetë “i lartë” veçanërisht në qarqet Kukës (vl), Gjirokastër (jl) dhe Vlore (v).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 23 – 32 °C, në vendet e ulëta 22 – 35 °C dhe në vendet malore 17 – 32°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore