Sport

Zyrtare: Zvicra gjen pasuesin e Petkoviç


Pasi ndërprenë bashkëpunimin pas një periudhe 7-vjeçare me Vladimir Petkoviç, tani kombëtarja zvicerane, ka gjetur trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin e përfaqësueses helvete, Murat Yakin, i cili do të drejtojë ekipin e Zvicrës deri në përfundim të Kupës së Botës, “Katar 2022”, me mundësi rinovimi nëse gjerat shkojnë mirë, njofton Federata e Futbollit të Zvicrës.

46-vjeçari me prejardhje turke, gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 49 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës, duke realizuar katër gola.

Ndërsa, ai ka luajtur edhe për skuadra të ndryshme si: Basel, Fenerbahce, Stuttgart, etj.

Kurse, në karrierën e tij si trajner, ka drejtuar skuadrat zvicerane si: Thun, Luzern, Basel, Grasshoppers e Sion, si dhe klubin rus Spartak Moskë, kurse që nga qershori i vitit 2019, ishte në krye të skuadrës së ligës së dytë zvicerane, Schaffhausen.

Kujtojmë që ndeshjen debutuese, Yakin do ta ketë në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës, kundër Italisë, më 5 shtator.

Ndërkohë, në eliminatoret për Kampionatin Botëror, Zvicra bënë pjesë në Grupin C, së bashku me Italinë, Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë, derisa zviceranët deri më tani kanë pikët e plota në grup, pasi që dy ndeshjet e para kanë arritur t’i fitojnë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore