Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri është regjistruar një fatalitet nga COVID-19, një 76 -vjeçare nga Tirana – dhe sërish është regjistruar një rritje edhe në shifrat e pozitivitetit – me 149 raste të reja.
Shpërndarja e rasteve pozitive është 57 në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.
Në të gjithë vendin, aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.
Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend.
Apeli i MSHMS-së vjen si pasojë e identifikimit të variantit Delta në Shqipëri, i cili është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.
Vaksinimi
Janë 545 mijë qytetarë, të cilët e kanë përfunduar plotësisht procesin e vaksinimit në Shqipëri, ndërsa me një dozë janë mbi dyfishi i tyre.
Por, pavarësisht shifrave tepër optimiste, apeli për një fushatë masive vaksinimi të hapur vijon.
Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka apeluar rishtazi nëpërmjet një statusi në Twitter, për t’i nxitur qytetarët të vaksinohen.
“Një thirrje për të gjithë qytetarët që ende nuk kanë kryer vaksinën anti-COVID, të paraqiten sa më parë në qendrën më të afërt të vaksinimit”, shkruan ajo.
1 milion e 238 mijë e 36 persona e kanë marrë një dozë të vaksinave. Ndërsa procesi vijon me mesatarisht 8 mijë vaksinime ditore, falë muajit gusht, i cili është muaj i hapur vaksinimi.
Katër dozat e përdorura në Shqipëri janë ato nga Pfizer, Sinovac, AstraZeneca dhe Sputnik V. Nga kontraktuesi amerikan Pfizer mbërrijnë në Shqipëri mijëra doza në mënyrë javore. Po e njëjta gjë ndodh edhe me kontraktuesit e tjerë.
Mbi 1.7 milionë vaksina kanë mbërritur në vend me rreth 1 milion të tjera, të cilat janë kontraktuar dhe pritet dorëzimi sipas datave.
I gjithë muaji gusht do të shërbejë për vaksinimin e hapur. Kjo, si përpjekje për të lehtësuar një sezon viral të mundshëm vjeshte dhe dimri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel