Ministria holandeze e Mbrojtjes do të dërgojë në Shqipëri dy helikopterë transporti të tipit Chinook, të cilët do të fillojnë operacionet për shuarjen dhe vënien nën kontroll të zjarreve.
Pritet që mjetet e ushtrisë holandeze të lehtësojnë forcat shqiptare në betejën në terren kundër zjarreve, të cilët kanë prekur më së shumti jugun e vendit.
Këtë e ka bërë të ditur, nëpërmjet një njoftimi, ministria holandeze, e cila thekson se një nga avionët ushtarakë niset të enjten e 5 gushtit, ndërsa i dyti do të mbërrijë të premten.
Chinook-s janë të pajisur me të ashtuquajturën kovë bambi, duke e bërë të specializuar për shuarjen e zjarreve. Në të vërtetë, kova është një thes fleksibël, që mund të përdoret për të hedhur 10 mijë litra ujë drejt vatrave të zjarrit.
“Chinooks do të mbushen me ujë nga Gjiri i Vlorës. Kjo është hyrja e Detit Adriatik, që kufizohet me gadishullin”, shkruhet në deklaratën e ministrisë holandeze.
Sipas autoriteteve holandeze, këta helikopterë janë një mjet që kërkohet shpesh për shuarjen e zjarreve, sepse ata mundësojnë ndërhyrjen nga ajri nëpër ato zona ku nuk munden zjarrfikësit, si rasti i Shqipërisë.
Deklarata e ministres
Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Ank Bijleveld-Schouten, reagoi në Twitter, lidhur me ndihmën e shtetit holandez për atë që ajo e konsideroi një “rezervat unik të natyrës” – referuar Shqipërisë.
https://twitter.com/MinBijleveld/status/1422881744466948100
“Natyrisht, qëllimi është që zjarri të mos avancojë drejt zonave të banuara”, deklaroi më tej Schouten.
Mbështetja nga Bashkimi Evropian
Nga situata e krijuar në të gjithë Mesdheun, por jo vetëm, shtetet e prekura nga zjarri kanë kërkuar dhe ndërhyrjen e Bashkimit Evropian (BE).
Paraditen e 4 gushtit u njoftua nga komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, se “Komisioni Evropian është duke u mobilizuar për t’u ardhur në ndihmë vendeve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës”.
Kjo, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
Sa i përket Shqipërisë, tha komisioneri, “do të vijnë tre helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe dy nga Holanda”.
Nga ana e autoriteteve holandeze do të bëhet i mundur dërgimi i dy helikopterëve Chinook, në ndihmë të situatës emergjente.
Helikopterët, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë të premten e 6 gushtit, kurse një ditë më pas do të fillojnë operacionet.
Situata në Shqipëri
Aktualisht në të gjithë vendin janë gjashtë vatra aktive.
Ky është bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes (MM) në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet një deklarate zyrtare ku ka bërë me dije gjendjen e vatrave të zjarrit.
Sipas ministrisë, dy vatra janë shuar plotësisht, ndërsa një vatër mbetet e izoluar.
Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi