Kosova

Një i vdekur dhe 221 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 221 persona të infektuar nga COVID-19 dhe një të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 160 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 persona.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19, është mbi 107 mijë ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi dy mijë persona.

Numri i rasteve aktive është 888.

Ndërsa një ditë më parë në Kosovë ka vdekur një person nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore