Klubi i Milan-it ka gjetur gjuhën e përbashkët me sponsorin më të ri “Celly”, marka italiane e aksesorëve për telefona që është pjesë e Grupit “Esprinet”.
“Celly” do të bëhet Partneri Zyrtar i Aksesorëve të Telefonave celularë të klubit. Hulumtimi i inovacionit dhe stilit janë thelbi i këtij partneriteti, dy vlera të përbashkëta për të dy markat shkruan “Calcio e Finanza”.
“Ne jemi shumë krenarë që lidhim markën tonë me Celly-n, një realitet që, ashtu si AC Milan, ka lindur në Itali dhe që më pas arrin të vendoset ndërkombëtarisht, duke qenë i pranishëm në mbi 40 vende në botë”, tha kryeshefi i financës së klubit të Milan-it, Casper Stylsvig.
“Ne besojmë se pasioni për inovacionin dhe stilin janë emëruesi i përbashkët i këtij partneriteti”.
“Celly është një kompani udhëheqëse në prodhimin dhe shpërndarjen e aksesorëve novatorë, me një dizajn italian dhe cilësi të lartë, ndërsa AC Milan është një klub me një stil unik, modern dhe i aftë të shikojë nga e ardhmja duke marrë gjithmonë parasysh të kaluarën e tij “, përfundoi Stylsvig-u.
Stefano Bonfanti, shef i Shitjeve dhe Marketingut të “Celly-t” tha se “jemi vërtet të lumtur për këtë marrëveshje dhe për të qenë në gjendje të hedhim hapat tanë të parë në botën e futbollit së bashku me një partner prestigjioz dhe të dashur në të gjithë botën si AC Milan”.
“Ne presim rezultate të mëdha në aspektin e konsolidimit të reputacionit të markës sonë dhe produkteve tona në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe shpresojmë që ky bashkëpunim do të sjellë gjithashtu sinergji të mëtejshme dhe mundësi biznesi në të ardhmen ”, shtoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi