Komiteti i UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore, ka kërkuar ndërprerjen e punimeve në Bypass-in e Gjirokastrës.
Bazuar në rezolutën e publikuar nga UNESCO shkruhet se, i rekomandojmë qeverisë të ndalojë këtë projekt derisa një mision të vlerësojë ndikimin e tij në vlerat universale të zonës dhe të bëjë rekomandime e duhura.
Ky vendim është botuar në projekt-rezolutë para Sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, e cila po zhvillohet në datat 16- 31 korrik, në Kinë.
Ndërsa në fillim të vitit 2021, qeveria ka paraqitur një kërkesë për rishikim të një propozimi të rihartuar rreth këtij projekti.
Bypass-i i Gjirokastrës ndër vite
Katër vjet më parë qeveria shqiptare artikuloi për herë të parë projektin e një bypass-i në Gjirokastër.
Më 13 shtatori 2016 Këshilli Kombëtar i Restaurimit dha miratim paraprak të një projekti bypass-i në Gjirokastër, synimi i të cilit ishte devijimi i qarkullimit të automjeteve nga zona muzeale dhe kryesisht nga qendra e Qafës së Pazarit, si destinacioni kryesor turistik i turistëve që mbërrijnë në qytetin e gurtë.
Projekti fillestar synonte devijimin e qarkullimit nga Qafa e Pazarit më në lartësi të kalasë, duke kaluar në brendësi të lagjes “Pazar i vjetër”.
Banorë të lagjes “Pazari i vjetër” pohuan se projekti rrezikonte banesat e kësaj lagjeje, ndërsa specialistët ngritën alarmin për rrezikun që i kanosej kalasë së gurtë.
Ndryshimi i projektit
Fillimisht ndryshimi i projektit u bë i ditur nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës në një takim publik të zhvilluar marsin e vitit 2017, nga Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës.
Sipas tyre, projekti i ri do të shmangte kalimin e rrugës nga lagjja “Pazar i Vjetër” duke kërkuar mënyra të tjera alternative.
Projekti duket ka marrë parasysh kërkesat e specialistëve dhe vetë banorëve për ndërtimin e një bypass-i që do të kalojë nga Ura e Nanxës dhe do të përfshijë dy lagjet e sipërme të qytetit, të cilat prej kthimit të Pazarit në pedonale përballen me vështirësinë e qarkullimit të tyre me automjete private apo publike.
E vendosur rreth 1.1 kilometër nga qendra e Gjirokastrës, në pjesën verilindore të saj, bypass-i i qendrës historike Ura e Nanxës – Urat e Mëdha Dunavat, nis nga Ura e Nanxës.
Rruga shtrihet në luginën e përroit të Nanxës dhe ka një gjatësi rreth 980 metër dhe gjerësi rruge 6 metër për lëvizjen automobilistike, si dhe 3 metër trotuar në të dy anët e rrugës, me ndriçim në të gjithë gjatësinë e saj.
Vlera e investimit të këtij projekti është 693 milionë e 353 mijë e 96 lekë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi