Shqipëria

Ku është zgjidhja e plehrave të Kavajës?


Në çështjen e shumëpërfolur të plehrave të Kavajës, dy janë aktorët e përfshirë: Bashkia Kavajë dhe kompania Integrated Energy, e cila menaxhon Landfillin e Sharrës për mbetje.

Pala e Bashkisë pretendon padrejtësi të kryera ndaj saj.

Mirëpo, nga kompania Integrated Energy, qasja ndaj problemit, është tërësisht e ndryshme. Për Albanian Post, ata kanë sqaruar situatën.

Pavarësisht kësaj, nga Integrated Energy theksohet fakti se për zgjidhjen e ngërçit, ka tashmë një marrëveshje përcaktuese.

Por, Bashkia ka këmbëngulur në faktin se asnjë klauzolë nuk ka ndryshuar nga marrëveshja e parë.

Një tjetër pretendim i Bashkisë Kavajë, është ai i një marrëveshjeje të tejzgjatur në kohë, të kërkuar nga Integrated Energy, prej 26 vjetësh.

Mirëpo, e pyetur nga Albanian Post, zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, ka shpjeguar se nuk ka të tilla kontrata.

Rrugët e rrethinave turistike të Kavajës, edhe pse me grumbullime më të vogla plehrash, janë tashmë më të lehtësuara.

Por, një zgjidhje përfundimtare e problemit me dy palët pretenduese, duket ende e largët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore