Bazuar në shifrat e raportit të fundit vjetor të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), për periudhën 2010-2020 nga shteti i Kosovës kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian (BE) 200 mijë persona.
Këto shifra, në raport me popullsinë aktuale të Kosovës, e bëjnë këtë vend të parin në rajon sa i përket aplikimit për kërkesën për azil në periudhën 2010 – 2020.
Franca është shteti i Bashkimit Evropian (BE) ku kosovarët kanë kërkuar më së shumti azil për vitin 2020. Ajo pasohet nga shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen si Gjermania, Italia, Suedia dhe Zvicra.
Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Bazuar në të dhënat e DSHAM-së, me 865 aplikantë në vitin 2020, Franca zë vendin e parë me 57 përqind, të të gjithë aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare, ajo pasohet nga Gjermania me 260 aplikantë, Italia me 95 aplikantë, Suedia me 85 Zvicra me 60 dhe shtetet e tjera me numër nën 4 përqind.
Sa i përket moshës së azilkërkuesve kosovarë, më shumë se 77 përqind e numrit të përgjithshëm të aplikuesve për azil për vitin 2020 ishin nën moshën 35 vjeçare.
“1 mijë e 165 e azilkërkues kosovarë për periudhën 2020, ishin më pak se 35 vjeç. Ata të moshës 18 deri 34 vjeç përbënin 40 përqind e numrit të përgjithshëm të aplikantëve, ndërsa pothuajse një e treta e numrit të përgjithshëm apo 350 aplikues ishin të mitur apo të moshës më pak se 18 vjet”, ka deklaruar për Albanian Post përfaqësuesi i zyrës për komunikim publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme .
Sa i përket pyetjes se cilat janë arsyet e numrit kaq të lartë të azilkërkuesve kosovarë, zyra për komunikim në kuadër të MPB-së ka pohuar se vlerësimet e fundit tregojnë se arsyet janë nga më të ndryshmet, por shkaqet ekonomike si dhe papunësia u veçuan si dy më kryesorët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi