Jetesë & Stil

Rriten dyshimet për një romancë të mundshme mes Angelina Jolie dhe The Weeknd


Aktorja e famshme, Angelina Jolie dhe këngëtari, The Weeknd, po vazhdojnë të nxisin thashethemet për një romancë të mundshme, kësaj radhe pasi dyshja u panë brenda të njëjtës ngjarje gjatë fundjavës që lamë pas.

Yjet e “Maleficent” dhe “Blinding Lights” ,u fotografuan të dy në një koncert privat më pak se dy javë pasi ata u panë bashkë në një darkë.

Imazhet e reja të publikuara kryesisht nga fansat e dyshes në Twitter, tregojnë The Weeknd me miqt e tij duke e shijuar koncertin, si dhe Jolie  në një pjesë tjetër me dy vajzat e saj, Zahara dhe Shiloh.

Dyshimet u ngritën pasi që pretendohet se dyshja kishin shkuar në tualet në të njëjtën kohë.

Por gjithsesi, të gjitha thashethemet rreth një romance të mundshme mes Jolie dhe The Weeknd, u ngritën pasi ata u panë me datë 30 qershor në një darkë në restorantin “Giorgio Baldi”, teksa burimet pranë gazetës “Page Six” kishin konfirmuar se ata kanë qëndruar ata me orë të tëra.

“Ata qartë nuk po përpiqen ta fshehin. The Weeknd padyshim që është përqendruar në hyrjen në biznesin e filmit”, tha një burim i të përditshmes rozë “People”.

Këngëtari Abel Tesfay i njohur me nofkën artistike si – The Weeknd së fundmi ka vendosur të luajë në serialin e ri të HBO “The Idol”, të cilin ai e krijoi bashkë me Reza Fahim dhe autorin e “Euphoria”, Sam Levinson.

Seria tregon historinë e një këngëtareje femër të pop-it që bie në dashuri me një pronar klubi të natës në Los Angeles.

Në jetën reale, këngëtari 31-vjeç kishte dikur kishte një marrëdhënie të gjatë me modelen e famshme, Bella Hadid, që zgjati për disa vjet dhe përfundoi në vitin 2019.

Ndërkaq, Jolie, e cila së fundmi festoi ditëlindjen e saj të 46-të, kohët e fundit u pa duke kaluar kohë me ish-burrin e saj Jonny Lee Miller.

Ndersa, marrëdhënia e saj me ish burrin tjetër, Brad Pitt, nuk është edhe aq miqësore, pasi ata vazhdojnë të luftojnë ashpër për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore