Për të përmirësuar pasojat që la pas viti pandemik në institucionet shkollore, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vënë para vetes pesë qëllime kryesore.
Prioriteti i parë i Nagavcit në këtë fazë është menaxhimi i situatës së shkaktuar nga pandemia, duke analizuar pasojat për një periudhë afatgjate.
“Qëllimet strategjike që i kemi prezantuar edhe në programin tonë qeverisës, janë arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës, i digjitalizuar, sigurimi i cilësisë në mësimin para universitar dhe përmirësimi i pasojave të pandemisë”.
Ndërsa qëllimi i dytë ka të bëjë me harmonizimin e mësimit me tregun e punës , për të cilin thotë se kanë arritur edhe përkrahjen e shtetit të Zvicrës, që do të merret me këtë.
Kurse “menaxhimi efektiv i të gjithë mekanizmave të arsimit është si synim i tretë” potencoi ajo.
Qëllimi i katërt sipas saj, ka të bëjë me cilësi të arsimit të lartë në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe qëllimi i pestë përmirësimi i gjendjes së inovacionit shkencor.
“Në arsimin e lartë synojmë një integritet. Do të ndihmojnë në një autonomi të plotë për përmirësimin e cilësisë. Kemi filluar disa procedura që të kemi organe që mundësojnë zhvillimin e inovacionit”, tha ajo.
Tutje, Nagavci, theksoi se disa nga punët që janë përfunduar deri më tani është vendimi për organizimin plotësues për ata nxënës që kanë pasur problem për mësim-nxënie gjatë vitit 2020
“Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit që studentët e nivelit master të zëvendësojnë mësimdhënëset shtatzënë që mos të ketë shkëputje të mësimit”.
Gjithashtu ritheksoi që janë ndarë 100 mijë euro si mbështetje për vazhdimin e mësimit të studentëve që janë pranuar për studime në universitet prestigjioze në botë.
“Janë ndarë 100 mijë euro për studentët që janë pranuar për studime në universitet prestigjioze në botë si mbështetje financiare për vazhdimin e studimeve të tyre”, ka shtuar ajo.
Ndërkaq Eliza Hoxha, deputete e PDK-së, u shpreh se është shqetësues moszbatimi i ligjeve administrative për licencimin e mësimdhënësve, dhe kontrata kolektive e nënshkruar nga ministria e Arsimit. Gjithashtu ka kërkuar që të saktësohet se si do të arrihet digjitalizimi i shkollave.
Sipas saj, edhe çështja e Bordit të Universitetit të Prishtinës mbetet shqetësuese, sepse brenda tij bëhen edhe shkelje të drejtave të njeriut.
Kritika mori edhe nga deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila tha se është “vetëm një raportim sipërfaqësor”.
Ndërsa Nagavci është shprehur se “Është shumë konkret, përmenda veprime e mendime që disa edhe janë nënshkruar e realizuar tashmë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi