Kulturë

Shuhet ikona e ekranit italian, Raffaela Carra


Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta Raffaella Carra, pasi ka humbur betejën me një sëmundje, “që kishte pushtuar trupin energjik të saj”.

Ka qenë shoku i jetës, Sergio Iapino, i cili ka bërë të ditur lajmin e ndarjes nga jeta të ikonës së ekranit italian, por edhe të njohur në Shqipëri.

Kush ishte Raffaella Carra?

Raffaella Carra (emri i saj i vërtetë ishte Raffaella Maria Roberta Pelloni), u lind në Bolonja, më 18 qershor të 1943.

Me një energji të pandalshme, ajo ishte ikona e spektaklit dhe si e tillë do mbahet mend në mbarë botën. Ajo shquhej për një vullnet të hekurt, që nuk e braktisi deri në grahmën e fundit.

Artistja ishte e qeshur dhe e dashur për publikun italian.

Raffaella ishte modeste gjatë rrugëtimit të saj artistik. Siç thotë edhe Iapino, dëshira e saj fundit ishte “një arkivol i thjeshtë druri dhe një urnë ku të mbahet hiri i saj”.

Ai e përshkruan yllin e spektaklit italian të qeshur dhe kështu duhet ta “mbajmë mend”.

“Raffaella na la. Iku në një botë më të mirë, ku humanizmi i saj, e qeshura e saj dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë’.

Ajo është autore e dhjetëra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma si dhe ka drejtuar një sërë emisionesh të njohura si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore