Të premten, e veja e gjeniut kompjuterik, John McAfee, fajësoi autoritetet amerikane për vdekjen e tij. McAfee vdiq në një burg spanjoll, ku ai po priste ekstradimin në Shtetet e Bashkuara. Ajo tha me bindje që bashkëshorti i saj nuk ishte vetëvrarë.
Janice McAfee deklaroi se dëshironte një hetim të plotë mbi rrethanat e vdekjes së burrit të saj, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij, në burgun e Barcelonës, në atë që autoritetet thanë se ishte një vetëvrasje e dukshme.
“Fjalët e tij të fundit për mua ishin ‘të dua dhe do të të telefonoj në mbrëmje’. Këto fjalë, nuk janë të dikujt që do të kryejë vetëvrasje”, u tha ajo gazetarëve jashtë ambienteve të burgut, ku burri i saj ishte mbajtur që nga tetori.
“Fajësoj autoritetet amerikane për këtë tragjedi. Për shkak të këtyre akuzave të motivuara politikisht kundër tij, burri im tani ka vdekur”, tha ajo.
Gjithashtu McAfee shtoi se bashkëshorti i saj kishte planifikuar të apelonte kundër vendimit të Gjykatës së Lartë të Spanjës që autorizoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara për akuzat e evazionit fiskal.
“Nuk besoj se ai e bëri këtë, unë do t’i marr përgjigjet”, tha ajo.
Vendimi i gjykatës për ekstradimin e tij u botua të mërkurën, disa orë para lajmit të vdekjes së tij.
Avokati i McAfee, Javier Villalba, tha se familja ishte në pritje të rezultateve të një autopsie zyrtare.
Megjithatë, ai do të kërkonte një autopsi të dytë, të pavarur, siç udhëzohet nga familja McAfee, për të cilën tha se do të merrte masa ligjore, pasi të përfundonte hetimi për vdekjen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi