Nënshkruhet memorandum mes KPK-së, organizatave përfaqësuese të shoqërisë civile dhe komunitetit të gazetarëve
Është nënshkruar memorandum mes Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) organizatave të shoqërisë civile si dhe komunitetit të gazetarëve.
Në kuadër të nënshkrimit të këtij memorandumi është hartuar një formular bazik për mënyrën e raportimit të rasteve në prokurori, ku tregohet se si të emërtohen rastet e paraqitura nga mediat dhe shoqëria civile.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku tha se “me këtë memorandum synohet ndërtimi i kapaciteteve dhe i rrugëve të komunikimit për raportimin e rasteve të veprave penale te Prokurori i shtetit, të identifikuara nga shoqëria civile dhe mediat”.
“Për të përmisuar cilësinë e raportimeve dhe informacioneve që dërgohen në Prokurorinë e Shtetit, duke ndihmuar kështu në përfitimin e dyanshëm të nënshkruesve të marrëveshjes”, tha Maloku.
Kurse, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit të gazetarëve, u shprehën të kënaqur me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi. Duke potencuar se presin të bëhet ndërkomunikuese.
Ata thanë se ky akt i hapë rrugë dialogut të strukturuar dhe ngritjes së besueshmërisë së publikut në punën e sistemit prokurorial, me anë të prezantimit dhe publikimit transparent të kësaj pune nga ana e shoqërisë civile dhe gazetarëve.
Ky memorandum është përkrahur në mënyrë të veçantë edhe nga përfaqësuesit e USAID-it, si një ndër mbështetësit kryesorë të sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar se do t’i mbështesin iniciativat e përbashkëta në mes të sistemit prokurorial, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit të gazetarëve.
Ndërsa, ka për qëllim ndërtimin e standardeve të komunikimit në mes të KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit me shoqërinë civile dhe mediat, duke respektuar legjislacionin penal, Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve, Ligjin për Sinjalizuesit dhe ligjet e tjera.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke