Lajme

Kanadaja udhëheq thirrjen për të lejuar hyrjen në Xinjiang


Të martën e 22 qershorit, më shumë se 40 shtete i kërkuan Kinës që të lejojë hyrjen e menjëhershme në Xinjiang.

Nga raportet në Xinjiang mbahen më shumë se një milion të arrestuar në mënyrë të paligjshme. Disa u nënshtrohen torturave ose punës së detyruar.

Deklarata e përbashkët për Kinën u lexua nga Ambasadori Kanadez, Leslie Norton, në emër të shteteve të tjera.

Mes vendeve, si: Australia, Britania, Franca, Gjermania, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, të vetmet shtete me shumicë myslimane që e mbështesin këtë thirrje janë Shqipëria dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Ndërkaq, Pekini mohon të gjitha akuzat për abuzim të ujgurëve. Ajo i përshkruan kampet si mjedise të formimit profesional për të luftuar ekstremizmin fetar.

“Raportet e besueshme tregojnë se mbi një milion njerëz janë arrestuar në mënyrë arbitrare në Xinjiang dhe se ekziston një mbikëqyrje e shpërndarë në mënyrë joproporcionale, duke synuar ujgurët dhe anëtarët e pakicave të tjera”, nënvizon deklarata e përbashkët.

“Ne e nxisim Kinën të lejojë hyrjen e menjëhershme, kuptimplotë dhe të pakufizuar në Xinjiang për vëzhguesit e pavarur, duke përfshirë Komisionerin e Lartë, duke iu referuar Michelle Bachelet”, shkruhet më tej.

Jiang Yingfeng, një diplomat i vjetër në misionin e Kinës në KB, hodhi poshtë deklaratën e të martës, duke e quajtur si ndërhyrje të nxitur nga “motive politike”.

NATO

Biden, në samitin e tij të parë si president i SHBA-ve, nxiti kolegët e tij që të mbajnë qëndrim përpara autoritarizmit të Kinës.

Përgjigjja e Kinës qe e menjëhershme dhe u postua në faqen e internetit të misionit. Ata theksuan se deklarata e NATO-s baltos zhvillimin paqësor të Kinës, pasi gjykon keqas situatën ndërkombëtare, shfaq sipas tyre “një mentalitet të Luftës së Ftohtë”.

Sipas udhëheqësve të NATO-s, ambiciet dhe sjellja e Kinës paraqesin sfida sistematike ndaj rendit ndërkombëtar. Kjo, e bazuar në rregulla dhe në fusha të rëndësishme të sigurisë së aleancës.

“Kina është gjithmonë e angazhuar për zhvillimin paqësor”, thuhej më tej.

Ata shtuan se Kina nuk do të paraqesë një “sfidë sistematike” për askënd, por nëse dikush dëshiron ta paraqesë një të tillë, paralajmëruan se nuk do të qëndrojnë indiferentë.

Vendet e G7-ës, gjatë fundjavës, e “qortuan” Pekinin për të drejtat e njeriut në rajonin e saj Xinjiang. Ata kërkuan që Hong Kong-u të ketë një shkallë të lartë të autonomisë dhe kërkoi një hetim të plotë të origjinës së coronavirus-it në Kinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore