Lajme

Banka Botërore: Shqipëria ka nivelin më të lartë të lartë të rreziqeve natyrore


Banka Botërore (BB) ka publikuar së fundmi raportin mbi financimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore.

Raporti prezanton një vlerësim të ndikimit në vite të rreziqeve natyrore si dhe një vlerësim të financimit të dëmeve prej këtyre rreziqeve në vendin tonë.

Sipas Indeksin të Rreziqeve, Shqipëria ka nivelin më të lartë të lartë të rreziqeve natyrore. Vendi ynë është i ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme natyrore, veçanërisht përmbytjeve dhe tërmeteve.

Gjatë periudhës 1995 deri në 2015, mesatarisht 30 mijë njerëz dhe më shumë se 95% e bashkive janë prekur nga katastrofat natyrore.

Kostoja ekonomike e këtyre fatkeqësive është e lartë si për sektorin privat ashtu dhe për atë publik.

Gjatë raportit u theksua që Shqipëria ka mungesë në kapacitete financimi ndaj rreziqeve natyrore.

Hendeku i mbrojtjes përmes sigurimeve ndaj këtyre fenomeneve natyrore është i madh.

Për të përballuar dëmet prej fatkeqësive natyrore, vendi ynë mbështetet kryesisht në rialokime të fondeve publike, huamarrje apo ndihma të donatorëve.

Raporti sugjeron  strategji për financimin e rrisqeve.

Aktualisht, BB dhe Qeveria e Shqipërisë, po punojnë së bashku për të zhvilluar strategjinë e financimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore mbështetur në rekomandimet e raportit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore