Kosova

Borrell njofton ministrat e jashhtëm të BE-së për takimin Kurti – Vuçiç


Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së hënë do të jetë në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të informojë ministrat e jashtëm të BE-së për raundin e fundit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 15 qershor në Bruksel.

Përveç dialogut në agjendën e Këshillit të BE-së do të diskutohen edhe pika të ndryshme.

Diskutimi i marrëdhënieve Turqi – Rusi, situata në Liban, procesi i paqes në Lindjen e Mesme, do të jenë disa nga temat që do të diskutohen.

Me 15 qershor të këtij viti Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte takuar me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Takimi në fjalë ishte takimi i parë zyrtar në mes të Kurtit dhe Vuçiçit, i cili u ndërmjetësua nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa takimi i radhës ndërmjet Kurti – Vuçiç pritet të mbahet para pushimit të verës i cili nis me 25 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore