Shqipëria

Zbardhet atentati i Sarandës, në kërkim tre persona


Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J.

Sipas njoftimit, janë identifikuar autorët dhe janë shpallur në kërkim tre të dyshuar të ngjarjes.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit A. C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë. Sipas njoftimit, të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga njoftimi i policisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore