Shqipëria

Vërdovë, merr flakë ndërtesa, vdes 47-vjeçari


Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Vërdovë, të Progradecit, duke shkaktuar vdekjen e një 42-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së hënë, në orën 06:00.

Nga informacionet e para, bëhet me dije se 42-vjeçari N.Xh., jetonte i vetëm në katin e dytë të kësaj ndërtese.

Si pasojë, e shkrumbimit të ndërtesës dykatëshe, një familje me katër anëtarë, ka mbetur në qiell të hapur.

Shkak, dyshohet një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet edhe zjarri nga pakujdesia. Zjarri ka nisur në katin e dytë, në dhomën ku qëndronte 42-vjeçari.

Fatmirësisht, familja e vëllait të viktimës, që banonte në katin e parë, arriti t’i shpëtonte flakëve, që përfshinë ndërtesën.

Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, por mjeti nuk mundi të ngjitej, për shkak të ngricave në rrugë.

Në këto kushte, shërbimi i zjarrfikëses me mjete rrethanore, bënë çfarë mundën, por edhe disa orë pas shfaqjes së flakëve, kishte ende vatra zjarri.

Policia dhe grupi hetimor, ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore